Ndërsa mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj protestonin përpara godinës së Strukturës së Posaçme kundër arrestimit të tij, dikush ‘guxoi’ t’iu kundërvihej atyre.
Ndonëse, në një qeli me hekura në burgun pranë SPAK, një i dënuar nisi të thërriste kundër kryebashkiakut Veliaj, dhe të ngrinte dy gishta lart.
“O Erjon, o hajdut” ishte thirrja që vinte nga qelia pranë e një të dënuari, që nuk dihet se për çfarë krimesh akuzohej.
Ndërkohë që në mbështetje të kryebashkiakut Veliaj kanë shkuar dhe shumë artistë e sportistë, mes të cilëve dhe bashkëshortja e Ismail Kadare.