Shqiptari i sapo martuar humb j’etën në Greqi, kunati i tij në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, më 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit, Greqi.

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa kunati i tij 26-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, është përplasur me muret mbrojtëse dhe është përmbysur në rrethana që janë ende nën hetim.

I riu shqiptar, Kosta.T u dërgua menjëherë në Spitalin e Messolongut por aty mjekët shpallën vdekjen e tij. Ndërsa i plagosuri tjetër u intubua dhe u transportua për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Patras.

Kostas jetonte në Agrinio dhe punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit të plagosur vetëm disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar. Varrimi i tij do të bëhet në Agrinio.