Ledioni, Arbri dhe Indriti: “Po do të mallkosh njeri, jepi Eglin partnere”

Një tallje e dukshme ka ndodhur pak minuta më parë mes Arbër Hajdarit, Ledion Liços dhe të eliminuatit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Indritit, ndaj Egli Takos.

Ky i fundit pasi mbëriti në studio, bëri një deklaratë ofenduese për Eglin, e cila u pasua nga Ledioni dhe Arbri.

Si fillim Indriti u shpreh: “Gjestin e shoh fitues. Me atë mund të bëja një super dyshe në lojë por nuk e bëra se nuk doja të dilja sikur iu afrova për mbështetjen që ka nga jashtë”.

Këtu ndërhyn Ledioni duke i thënë me ironi: “Egli për këtë po gjykohet sot e kësaj dite, kështu që…”

“Eglit ia thash sot që je duke lënë kokrrën e namit” vazhdon Indriti.

Pa folur nuk qëndroi as Hajdari, i cili tha: “Pse kuptohet edhe nga brenda? Se nga jashtë duket sikur ne…(ja fusim kot)”.

Indriti: Kuptohet the? Është e tmerrshme. Unë do kisha ik me vrap nga shtëpia

Ledioni: Ti je xheloz që nuk ke patur një femër ashtu, kot ti…

Indriti: Po deshe të mallkosh, thuaj paç një si Egli (Ledioni shpërthen në të qeshur).