E reja humbet 20kg në nëntë muaj me dietën RlG0R0ZE, pa iIaçe ose stërvitje

Një punonjëse zyre ka treguar sesi humbi 20kg në vetëm nëntë muaj, pa i hequr vetes shumë kënaqësi apo ushqime të preferuara.

Brittany McCrystal, nga Zelanda e Re bënte një jetë sedentare, ulur në zyrën e saj në agjencinë e udhëtimeve, duke ngrënë vetëm ‘fast-food’ e duke shijuar pije të pashëndetshme të sheqerosura ose alkoolike.

23-vjeçarja tregon se arriti në pikën ku nuk mund të ecte më në rrugë pa iu marrë fryma dhe ndjehej vazhdimisht e lodhur ose e sëmurë.

Ajo kishte tentuar “dieta të gatshme” ose tableta helmuese dobësimi të reklamuara në media por këto vetëm kishin përkeqësuar marrëdhënien e saj me ushqimin e keq.

Tashmë 29 vjeçarja thotë se vendosi të marrë në dorë kontrollin e jetës së saj teksa me guxim ndryshoi krejtësisht stilin e jetesës, duke përdorur vetëm ushqime reale, natyrale të papërpunuara, dhe duke hequr dorë nga produktet e shpejta të gatshme e të ëmbla.

Para transformimit Brittany thotë se ishte e palumtur: “Fshihesha në rroba të gjera, nuk kisha besim në asgjë që vishja. Prej punës që kisha nuk lëvizja thuajse fare, nuk gatuaja asnjëherë dhe haja gjithmonë jashtë, kjo ishte shumë e keqe dhe shkatërroi marrëdhënien time me ushqimin”.

Që prej rrugëtimit të humbjes në peshë në 2018 ajo kuptoi se nuk kishte zgjidhje të thjeshta apo “tableta magjike”.

“Kam mësuar se duhet të jemi të zgjuar me zgjedhjet tona dhe se ushqimi është ajo çka krijon trupin tonë. Tani e gatuaj vetë ushqimin tim dhe kam bërë shumë ndryshime të vogla në jetën time që kanë dhënë rezultate të mëdha”.

E reja thotë se ka hequr nga dieta e saj pijet me gaz e sheqer dhe ka ndaluar të ndjekë këshillat mediatike të asaj që quan ‘kultura toksike e dietave’, për t’u fokusuar në atë që vërtet funksionon dhe e bën të ndjehet mirë.

“Vaktet e mia të ngrënies janë sërish të bollshme, por jo me përbërësit e mëparshëm. Për mëngjes ha ‘tako’ meksikane ose bukë tërshëre me vezë, dhe nganjëherë përdor banane e çokollatë. Për drekë përgatis vetë mish pule dhe makarona organike, ose krijoj vetë një sanduiç ose sallatë Çezar.”

E reja shton se përdor gjithashtu naço misri në vend të bukës dhe përgatit hamburgerët e saj, duke hequr dorë nga ushqimet e shpejta si McDonald, Mchicken apo kuzhina kineze e aziatike në restorant, shkruan Daily Mail.