Spekulimet lidhur me Gjestin – Motra e tij flet për herë të parë

Pas surprizës emocionuese që i bëri të vëllait në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Blerina, motra e Gjestit, ka dhënë një intervistë për emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku ka ndarë mendimet e saj mbi rrugëtimin e Gjestit dhe raportin e tij me banorët e tjerë.

E pyetur nëse mendon që Gjesti po luan një strategji në këtë format, ajo e mohoi një gjë të tillë dhe u shpreh e bindur se ai është duke vepruar në mënyrë të sinqertë.

Po në lidhje me Eglin, mendon se po luan?

– Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.