“Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës”, Gerta përlotet pas akuzave të Valbonës, Laerti dhe Rozana mundohen ta qetësojnë

Big Brother Vip Albania ka qenë sërish skenë debatesh të forta mes banoreve. Këtë herë protagonistët kane qenë Valbona dhe Grta, të cilat janë përplasur ashpër në një debat që ka bërë bujë. Gjatë debatit, Valbona ka akuzuar Gertën për sjellje të pamoralshme dhe ka treguar një episode nga jeta e tyre jashtë shtëpisë.

“O femër e pamoralshme, Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub ku kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit “hajde ikim në një klub tjetër”. Ti, e martuar duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk do të ruaj më!”, ka thënë Valbona.

Pas kësaj deklarate Gerta ka shpërthyer ndaj Valbonës, ndërsa shton: “Është gjëja më e shenjtë që kam dhe nuk e kam prekur kurrë atë gjë”.

Ajo është përlotur dhe Rozana dhe Laerti mundohen ta qetësojnë.

“Unë të njoh ty dhe njeriun tënd, jeni lumturisht të martuar”, i thotë Laerti teksa mundohet ta qetësojë.