Ditën e sotme një lajm i trishtë tronditi futbollin kosovar kur u mësua ndarja e parakohshme nga jeta e gjyqtarit të ri, Rilind Berisha.
Ky lajm tronditi tifozët e futbollit në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin e trishtë e bëri publik trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci përmes rrjeteve sociale.
“Lindi na thev shpirti me ikjen tend, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.
Nga ana tjetër Federata e Futbollit të Kosovës, përmes kryetarit Agim Ademi, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe komunitetit të futbollit për humbjen e hershme të gjyqtarit me perspektivë.