Ditën e sotme një 17-vjeçar është vënë në pranga pas dyshimeve për vjedhje në një lokal ku ai kishte qenë i punësuar.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku autori ka vjedhur një shumë parash prej 80,000 lekësh gjatë natës.
Për të realizuar vjedhjen i riu përdori një kopje çelësi që e kishte siguruar më parë për të hyrë në lokal.
Pas hetimeve, policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin, duke sekuestruar shumën e parave dhe çelësin e përdorur për vjedhjen.
Materialet procedurale janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurori.