E tr*shtë/ Po nxitonte për në punë. Ky është faturino i ri që u nda nga j’eta mëngjesin e sotëm (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm i cili i mori jetën një të riu.

Nga disa hetime të bëra në rrjet rezulton se ky është 28-vjeçari Gëzim Muçaj, i cili humbi jetën nga askidenti tragjik i ndohur në autostradën Tiranë-Durrës.

Kujtojmë se pas aksidentit të rëndë që pësoi pasi u përplas me trafikndarësen 28-vjeçari së bashku me tre pasagjerët në mjet, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doçi dolën në rrugë për të parë dëmet që i ishin shkaktuar fugonit.

Gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Ismail Laçe.

Si pasojë e aksidentit të dytë, Gëzim Muçaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 3 pasagjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës.

Burimet bëjnë me dije se viktima dhe tre të plagosurit në momentin e aksidentit ishin nisur për në punë.

Gëzim Muçaj ishte nga Zall Bastari dhe punonte me mjetet e tonazhit të rëndë.

Ai kishte lindur pas 6 motrave dhe për këtë gëzim të madh që i solli familjes Muçaj, prindërit ia kishin vendosur emrin Gëzim.

I riu jetonte në Kamëz dhe më parë ka punuar edhe si faturino për autobusët e kësaj linje.

Policia raportoi se shoferi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.