Anila e p’Iagosur nënë e 3 fëmijëve, prej 5 vitesh bashkëjetonte me 34-vjeçarin

Shkodra është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ndodhur në lagjen ‘Mark Lula”.

Kolë Manaj, 34-vjeç ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën. Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Familjarët e çiftit kanë deklaruar për mediat se krimi i pasionit me motive xhelozie përjashtohet nga kjo situatë. Sipas tyre, 34-vjeçari ishte i papunë dhe problemet ekonomike mund të kenë sjellë dhe konfliktet mes çiftit.

E plagosura është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punonte për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një mjeti tip “Tiguan” ku janë gjetur trupat dhe

Ndërkohë, në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.