Mbani mënd! Në pak ditë do të kemi dasëm të madhe…
FBI ka zbarkuar në Tiranë, fiks në momentet që hajdutët tanë, Amerikën e kishin kthye në një aktor dytësor dhe SPAK-un, në një duhan Lazarati që e thithnin, fiknin apo ndiznin sipas oreksit, katër kontrollorët e grabitjeve kombëtare.
Ekipi me 8 hetues dhe ekspertë shtesë të FBI pranë SPAK-ut e BKH-së, i dërguar nga administrata e re e Shtëpisë së Bardhë, vendos një herë e përgjithmonë pikat mbi ‘I’, pret me shpatë të fortë tërë fijet e marionetave të pushtetit, ndihmon SPAK-un të mos e shkrijnë Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe normalisht, goditja e madhe pritet të jetë arrestimi i 4 Klaneve Mafize.
Po kush janë 4 kapot?
Edhe fëmijët e fshatit i njohin. Janë këta që bërtasin ose për grusht shteti, ose për përndjekje politike nëpër kurthet e manipulimeve me blerje prokurorësh e gjykatësish, akuza të ndërsjellta për të mbytur në baltën e vet drejtësinë, dhe për të larguar nga vëmendja amerikane Shqipërinë.
Mbani mënd! Në pak ditë do të kemi dasëm të madhe.
Kështu, shumë aktorë të elitës politiko-mafioze, do të ndërrojnë derë, do të shkojnë andej nga Ilir Meta, që ende shikon ëndrra se mos ndodh çudia e detashmenti antiamerikan do mund të mbijetojë, si ai virusi i sëmundjes së keqe që muton e i shpëton çdo kurimi.
Kënga e parë e kësaj dasme është e bukur, FBI arreston djathtas e majtas.
Kurse për vallen, edhe në pastë ca grindje kush e prin, Saliu apo Edi, fëmijët e fshatit tonë nuk do të kapen për dore nga prindi 1 e prindi 2 në këtë spektakël, por nga nëna e babai, bashkë në lëvizje e bashkë në hapa.
Është hapur kutia e Pandorës mistike, prandaj SPAK-u nuk nuk është lënë pas dore nga Amerika mike./Pamfleti