Prrenjas, 19 shkurt 2025 – Policia ka gjetur dhe kthyer në familje 20-vjeçaren Xh.R., nga fshati Rrajcë dhe banuesen në qytetin e Prrenjasit, e cila kishte humbur kontaktet me familjen pasi kishte lënë shtëpinë ditën e Shën Valentinit.
Denoncimi për largimin e saj pa adresë ishte bërë nga mamaja e vajzës, e cila u shpreh e shqetësuar për mungesën e informacionit lidhur me vendndodhjen e saj prej disa ditësh.
Pas hetimeve dhe veprimeve të shpejta, Policia ka arritur të gjejë dhe të kthejë Xh.R. në shtëpi, duke siguruar që ajo të jetë në gjendje të mirë.
…