Një incident shqetësues është raportuar nga një qytetar i cili ka gjetur krimba në komposton e sapo blerë.
Qytetari ka treguar për JOQ ALBANIA se pasi ka ngrënë drekë, ka hapur një komposto pjeshke për ta konsumuar bashkë me fëmijët. Por sapo ka nxjerrë një pjeshkë nga kompostoja dhe ka nisur ta hajë, ka parë që ajo ka krimba.
I shqetësuar nga ky rast tepër alarmant, qytetari kërkon masa të menjëhershme nga instancat përgjegjëse, pasi në ambalazh, kompostoja e ka të shënuar skadencën më 21 nëntor 2026.
Ai kërkon llogari nga AKU, që është autoriteteti që merret me mbikëqyrjen e produkteve ushqimore, por edhe nga prodhuesi i kompostove, pasi e cilëson të turpshme që këto produkte hidhen në treg dhe konsumohen nga fëmijë të rritur, e të sëmurë.
Situata të tilla janë një kujtesë e rëndësishme për kontrollet e rregullta të cilësisë dhe inspektimet e ushqimit për të shmangur rrezikun për shëndetin e konsumatorëve. Ndërhyrja në kohë e autoriteteve shërben për të hetuar dhe zgjidhur këto probleme në mënyrë që të sigurohen standarde të larta higjiene dhe sigurie për produktet ushqimore që arrijnë në treg.
Denoncimi i qytetarit:
Ne Shkoder, pasi hame dreken me femijet, morem te hapim komposton, nxora nje, e kafshova dhe kur shoh brenda, kishte krimba. Qa bahet keshtu aman, a kane ndopak ndergjegje, se per kontroll e morem vesht qe sbehet ne kete vend nga asnje instance apo pergjegjes. Po ato qe i prodhojne pse nuk mendojne qe hane femije, te semure e kushdo qe i duhet. Turp, SKANDAL.