Një muzikante dhe modele e TikTok në Rusi, është gjetur pa jetë në vaskën e saj me të dj egura në lëkurë, në dukje nga uji i nxehtë.
32 vjeçarja Victoria Lerman, u gjet nga partneri në shtëpinë e saj në Achinsk, në Rusinë jugore.
Mediat ruse thonin se partneri saj e gjeti të v dekur disa orë pasi kishte hyrë për të bërë banjë.
Zyrtarët thanë se vajza mund të ketë vd ekur ak sidentalisht, duke humbur ndjenjat në ujin e nxehtë, ndërsa shkaku i saktë i vd ekjes do të përcaktohet nga aut opsia.
Tragjikisht e reja kishte mbetur pa ndjenja teksa uji i nxehtë binte mbi të, duke i shkaktuar të dj egurat.
Por familjarët e Victoria nuk besonin versionin e aksidentit dhe kanë kërkuar hetime pasi substabca ilegale ishin gjetur në apartament.
Hetuesit e rajonit Krasnoyarsk Krai thanë në deklaratë: “Natën e 9 shkurtit 2025, partneri gjeti gruan në vaskën e mbushur me ujë të nxehtë, pa shenja jete. Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes substanca në dukje ilegale u gjetën në apartament. Ekzaminimet shkencore po kryhen për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”.
Një shoqe e Victorias tha për mediat vendase se ajo kishte pasur “probleme me zemrën”, por nuk dihet nëse ky është një faktor që ka kontribuar në vdekjen e saj, shkruan TheSun.