Një nënë e lumtur sjell një fëmijë të lumtur! Kjo u vërtetua në Yukon, Oklahoma, ku një sonografe arriti të kapë momente të jashtëzakonshme gjatë një ekografie, duke treguar se si një foshnjë reagon kur nëna e saj qesh.
Në videon e regjistruar nga sonografja Myka Giles, shihet se kur nëna nisi të qeshë gjatë ekzaminimit, foshnja brenda barkut të saj filloi të lëvizë në mënyrë të dukshme. Kjo shkaktoi një shpërthim të qeshurash në dhomë, ndërsa ekrani tregonte foshnjën që ‘kërcente’ brenda barkut të nënës.
Giles sqaroi se ndonëse lëvizjet e foshnjës mund të duken të forta në ekran, nuk ka asnjë rrezik për të voglin. Përkundrazi, ajo theksoi se qeshja është shumë e dobishme për nënën gjatë shtatzënisë, pasi ndikon pozitivisht si në mirëqenien e saj, ashtu edhe në zhvillimin e bebit.
Një moment i bukur që tregon fuqinë e gëzimit gjatë pritjes së ëmbël! 💕