Pesë të arrєstuar për planifikimin e vr’αsje

Kosovë – Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e datës 21 shkurt, janë arrestuar pesë individë të dyshuar si pjesëtarë të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” ndaj dy viktimave në Pejë.

Operacioni policor ka përfunduar me arrestimin e pesë personave të dyshuar: D.R., R.B., SH.K., F.Q. dhe D.M., të cilët, me vendim të prokurorit, janë ndaluar për një periudhë 48-orëshe, sipas njoftimit të Policisë.

Policia ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme, përfshirë granata dore, pushkë, revole dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu, gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike, disa telefona celularë, si dhe dëshmi të tjera materiale që do të përdoren gjatë procedurës penale kundër të dyshuarve.