“Rozana të ka mbajtur në kurriz deri këtu ”, Arbër Hajdari-Livias: Je lojtare e dobët!

Arbër Hajdari ka dhënë opinionin e tij mbi raportin mes Rozanës dhe Livias dhe debatet e tyre.

Sipas opinionistit, Livia është favorizuar nga Rozana, madje ai u shpreh se banorja e “ka mbajtur në kurriz”, duke e sjellë deri në këtë pikë të lojës.

Ai shtoi se Livia është lojtare e dobët pasi nuk ka një strategji brenda shtëpisë.

“Unë e kam ende të paqartë strategjinë tënde të lojës. Je lojtare e dobët dhe Rozana e ka bërë atë që bëri për t’i thënë Livias lëviz. Rozana nuk e ka në dorë të mbajë njerëz aty brenda.

Nëse Livia nuk është forcuar ende brenda lojës, ky nuk është problemi i Rozanës. Rozana e ka mbajtur në kurriz, e ka sjellë ajo deri më tani.

Nuk ka asnjë situatë tjetër përveç raportit me Rozanën. Marrëdhënia me Rozanën më shumë e ka favorizuar, se sa e ka penalizuar.”– tha Arbër Hajdari.