I futa tek ci…/ Ja vendi i trupit ku Rozana fshehu zarfin e Gjestit: Nuk kishte për ti gjetur

Mbrëmjen e djeshme, Gjesti mori një shpërblim të veçantë nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, në një ngjarje të mbushur me emocion dhe tension.

Ai u përball me “Valixhen e Tundimeve” në dhomën e surprizave, ku gjeti 7 zarfe, të mbushura me shpërblime dhe dënime, duke shtuar dinamizmin e lojës.

Gjatë natës, Gjesti, ndonëse fillimisht i vëmendshëm, ra në gjumë dhe këtë moment e shfrytëzoi Vserlo, i cili ia doli të vjedhë dy zarfe pa u vënë re.

Edhe Rozana ishte një ndër banoret që vodhi zarfe, ku një prej tyre u shpreh se e fshehu tek gjoksi.

“Kurrë nuk kishte për ti gjetur. I futa tek ClCAT”, u shpreh banorja.