Mesazhi i koduar/ Gjesti kërkon të takojë motrën e Eglit, ja ç’ndodhi mes tyre

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, Egli Tako u surprizua nga motra e saj, Ejona.

Ajo hyri në shtëpi për të ndihmuar në gjendjen e rënduar emocionale të Eglit, por edhe për ti dhënë një mesazh sa i përket mënyrës se si po e luan lojën dhe raportit me Gjestin.

“Kur nuk kthehen, ndahen. Të lutem nuk dua të shoh më lot”, i tha Ejona Eglit. Më pas, Gjesti i kërkoi Ledionit ti mundësonte një takim të shkurtër me Ejonën.

Këngëtari i kërkoi falje duke thënë: “Po të kallëzoj, Eglin nuk dua ta lëndoj kurrë. Të kërkoj falje, gjithë familjes. Kam shumë emocione, ndihem në faj”.