Gjesti e përzuri nga krevati, Rizarta kërkesë për tu larguar! Ja vendimi që mori Big Brother!

Një sfidë e Vëllait të Madh ka shkaktuar trazira mes Gjestit dhe Egli Takos në “Big Brother VIP Albania 4”.

Pas një avantazhi të dhënë nga Vëllai i Madh, Gjestit i është kërkuar të flejë për dy javë me një nga banorët, dhe ai ka zgjedhur Rizartën. Ky veprim ka krijuar tensione të mëdha, duke çuar edhe në një prishje raporti mes Gjestit dhe Egli-t. Së fundmi, Rizarta ka treguar se ka kërkuar në dhomën e rrëfimit që të mos fle më me Gjestin, pasi nuk ndihej rehat.

“Unë kam kërkuar te Vëllai i Madh a mund të mos fle më me Gjestin se nuk ndihem rehat”, tha Rizarta.

Megjithatë, Vëllai i Madh i ka thënë se kjo është një detyrë që duhet ta çojë deri në fund, dhe Rizarta është shprehur se do ta përmbushë sfidën me dinjitet.