Një shofer britanik britanik i zemëruar nga gropat e neglizhuara të asfaltit në qytezën e tij, instaloi një palë këmbë plastike kokëposhtë në një prej pellgjeve, për t’u dukur sikur dikush kishte rënë me kokë në të.
1 vjeçari James Coxall, realizoi hilen e tij me pamje mjaft realiste në Castle Camps, në Anglinë qendrore për të shtyrë zyrtarët përgjegjës që më në fund ta riparonin, pasi gropa në asfalt qëndronte e hapur prej tetë muajsh, duke detyruar shoferët ose të ndalonin ose të dëmtonin mjetet e tyre në gropë.
Çuditërisht vitet e fundit fenomeni i gropave në rrugë apo i bllokimeve të trafikut po shihet gjithnjë e më shpesh në vendet e zhvilluara, dhe jo vetëm në ato që justifikohen me mungesën e fondeve.
“Njerëzit e pëlqyen hilen time, ishte vetëm për shaka dhe duket se funksionoi”, tha për mediat Coxall, i cili është marangoz si profesion.
Për të tërhequr vëmendjen e zyrtarëve ai me familjen veshën manekinin me xinse, atlete dhe e vunë me kokë-poshtë në gropën në rrugë, dhe postuan foton në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendje të gjerë.
Bashkia e Cambridgeshire më pas u zotua të dërgojë inspektorët për të bërë riparimet, shkruan rrjeti vendas BBC.