Rruga e Arbrit është kthyer në makth për shqiptarët pasi problematikat dhe bllokimet e saj janë të vazhdueshme, edhe pse Rrokë Gjoka mbush xhepaf me lekët e tyre.
Por përveç stresit e lodhjes nga kjo rrugë, qytetarëve u rrezikohet jeta edhe nga tuneli i Qafë-Buallit që ditën e sotme me ndriçimin që kishte i ngjante një diskoje.
Qytetarët që po udhëtonin sot drejt Bulqizës dhe anasjelltas kanë mbetur të shokuar nga ndriçimi i tunelit, i cili nuk ishte aspak i denjë për një tunel, por për një disko.
Ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme dhe rregullimin e ndriçimit pasi diçka e tillë u rrezikon jetën.