Një rast i rëndë ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Një 42 vjeçar u gjet i pajetë sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, raporton noa.al.
Viktima është Mentor Palokaj. I ndjeri ishte vëllai i Viktor Palokaj që njihet gjerësisht si Unikkatil, një reper i njohur.
Mentor Palokaj u gjet në zonën Dragodan në Prishtinë, pa shenja jete.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha zyrtarja policore. /noa.al