Duket se raporti mes Rizartës dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” është “krisur” përfundimisht.
Pasi Egli prishi lojën e litarit duke thënë se dëshironte të rrezikonte Rizartën duke e dërguar në nominim, kjo e fundit ka bërë sot një deklaratë të fortë.
Ajo tha se nëse do të kishte një avantazh në lojë, do dërgonte në nominim Eglin me Gjestin dhe Rozanën, për të nxjerrë Eglin.
Rizarta shtoi se banorja nuk bën dot lojë në shtëpi pa Gjestin.