“Është e tm*rrshme, më ke shkelur, u largove sikur të kisha…”/ Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit?

Egli është zgjuar e përlotur ditën e sotme pasi është ndjerë keq nga një reagim i Gjestit që ka patur mbrëmë në krevat. Ajo u mundua që të sqarohej me të, por ai vazhdonte t’i thoshte se nuk ka bërë asgjë të keqe.

Sipas Eglit, Gjesti ka bërë një reagim aspak të mirë kur ka parë një nishan të saj në trup, nga ana tjetër banori pretendon se nuk ka të bëjë me të dhe vetëm i ka thënë ‘hiqe’.

Banorja i drejtohet duke i thënë se nuk është ndjerë kurrë kaq keq dhe se ‘për herë të parë më ke shkelur.

Pjesë nga biseda:

Egli: Se më vjen zor t’a bëj këtë diskutim, më vjen shumë turp, më ke bërë të ndihem shumë keq për herë të parë, asgjë tjetër s’më ka bërë përshtypje, madje të kam thënë unë ty më fal që je ndjerë keq prej meje. Por mbrëmë për herë të parë më ke shkelur

Gjesti: Jo nuk të kam shkelur
Egli: Më ke bërë të ndihem si plehrë

Gjesti: Jo

Egli: Të më vësh mua jorganin në mes dhe të më kthesh kurrizin për një gjë të Zotit, rritu

Gjesti: Se kam vendosur jorganin në mes, rritu ti

Egli: Më ke bërë të ndihem shumë keq, s’më ka ndodhur kurrë

Gjesti: Nuk të kam thënë hiqe

Egli: Mënyra se si shprehesh është e tmerrshme. Unë mendova se po bëje shaka, e kalova me të qeshur, kur bëre ato reagime në krevat të lutem tregohu i kujdesshëm

Gjesti: Ça bëra në krevat?

Egli: Atë që bëre, u largove sikur të kisha SIDA

Gjesti: Ej, a po e sheh ku ke hyrë, nuk je normal

Egli: Djalë në jetën time që të më ketë bërë të ndihem më keq, nuk ka ndodhur kurrë

Gjesti: As unë vajzë që më bën të ndihem keq si ti s’kam parë kurrë. Lëri këto gjëra

Egli: S’të kam thënë njëherë ça është kjo, kurrë, edhe kur të kanë thënë të tjerët të kam përkrahur

Gjesti: Vetëm të kam thënë hiqe

Egli: Ti u skandalizove, u largove, mbajte 1 metër distancë

Gjesti: Aty afër më ke patur, mos fol pa lidhje

Egli: Për çfarë?

Gjesti: Jo për shenjën, kurrë në jetë, për tjetër

Egli: Për çfarë?

Gjesti: Për tjetër, jo për shenjë, për të tjera që qenë aty

Egli: O zotëri është gjë e Zotit

Gjesti: Po s’kam parë kurrë

Egli: Ti je i mbushur ashtu i gjithi

Gjesti: Jo, jo, siç e pashë unë nuk është ashtu, kurrë se kam parë

Egli: Ke parë nishane te njerëzit?

Gjesti: Nishan kam parë, por jo ashtu. Unë vetëm të thashë hiqe