Seria e zënkave Egli-Gjesti, motivi këtë herë është nishani: Më ke flliqur si asnjëherë në jetë

Egli po ndante krevatin gjatë natës me Gjestin (dhe Rizartën), ku diçka e papritur i ndodhi. Gjesti vendosi jorganin si mburojë për të mos lejuar asnjë kontakt fizik me të dhe shkak u bë një Nishan.

Nishani gjendet në këmbën e saj dhe pamja që ka i krijoi Gjestit një përshtjellim ndjesish, ku mbizotëronte neveria. Me shijen e refuzimit apo shpërfilljes, Egli e nisi të hënën duke qarë me ngashërim, këtë herë në krahët e Danjës.