Pєsticidet në ushqim po shkaktojnë pυbєrtet të parakohshëm te fëmijët, thotë studimi

Ekspozimi ndaj pesticideve mund të shkaktojë pubertet të parakohshëm për djemtë e vajzat, thuhet në një studim të ri ku zbulohet se një rritje prej vetëm 10 përqind e kimikateve në trup sjell avancim të fazave të pubertetit.

Studime të mëparshme kanë treguar se pjekuria e parakohshme seksuale e fëmiëjve shton rrezikun e diabetit, të kancerit testikular apo kancerit të gjirit te gratë, shkruan rrjeti Daily Mail.

Fenomeni është gjithashtu i dëmshëm për sjelljen e fëmijës dhe mund të ndalojë rritjen fizike të trupit të tij.

Pesticidi i kudondodhur modern ‘atrazina’, është provuar që ka kthyer në femër bretkosat mashkull, dhe si rezultat mund të shtojë tipare femërore te meshkujt ose të dëmtojë sistemin e tyre riprodhues.

Studiues të universiteti kinez Zhejang morën në konsideratë pesticidin e quajtur ‘piretroid’, që përbën rreth 30 perqind të insekticideve në botë.

Piretroidet përdoren çuditërisht si në ambjente të brendshme dhe të jashtme dhe spërkaten në të mbjella.

Ndërsa njerëzit ekspozohen ndaj tyre prej ushqimit dhe mbetjeve në produktet shtëpiake.

“Mbetje pesticidesh u gjetën te perimet, qumështi dhe te ushqimi për bebet”, tha Dr Jing Liu, profesor në universitetin Zhejiang, duke shtuar se ato shfaqen në urinën e njeriut dhe zhbalancojnë hormonet e djemve nga 9 deri në 16 vjeç.

Kimikatet që supozohet të mbrojnë të mbjellat nga kafshët dhe insektet, gjejnë rrugën në trupin e njeriut dhe shkatërrojnë balancat delikate të sistemit riprodhues duke dëmtuar rëndë spermën dhe fertilitetin në përgjithsi.

Sistemi endrokrin që prodhon hormonet e fertilitetit, është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre kimikateve prandaj ushqimet duhet të përmbajnë sasi sa më të vogla lëndësh të huaja helmuese.

Të kuptuarit e rrezikut të pesticideve sjell dhe gjetjen e mënyrave për të shmangur ose minimizuar ekspozimin. Disa këshilla të thjeshta për të mbajtur larg pesticidet helmuese janë zgjedhja e frutave dhe perimeve organike, praktikat bujqësore pa pesticide sintetike, edhe pse shpesh kjo të kushton më shtrenjt.

Laj frutat e perimet për heqjen e mbetjeve në sipërfaqe ose qëro frutat e perimet që beson se kanë përmbajtje të lartë pesticidesh.

Dieta e shumëllojshme siguron reduktimin e ekspozimit ndaj pesticideve të caktuara me përdorim të frutave të ndryshme, perimeve, drithërave e protetinave nga burime sa më të sofistikuara.