Loja ndërkombëtare ka ndryshuar totalisht dhe siç po shihet çdo minutë, gjërat po lëvizin drejt një biznesi të pastër mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, biznes që po shkon drejt transaksioneve shumë të ngushta.
‘Financial Times’, shkroi dje se Trump ka marrë përsipër të financojë dhe të marrë përfitimet e Nord Stream 2, pra gazsjellësit të dytë të Rusisë në Gjermani.
Shkurt, Trump po i thotë Europës se si gazin e lëngshëm si atë rus, do ta merrni me çmimet e mia. Një ndryshim që tregon se gjithçka është përmbysur. Europa ka nisur që të bëjë gati një ushtri të vetën, por që nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, vendet kryesore të saj, siç u pa dhe në Samitin e Londrës kanë vendosur pikatat e tyre. Piketa që lane jashtë gjithë rajonin e Ballkanit.
Në Londër nuk mori pjesë as Kroacia, as Sllovenia, as Rumania e Bullgaria, lëre më vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht, një ditë pas samitit, ‘Corriere della Sera’ ribotoi një shkrim në lidhje me investimin e dhëndrit të Trump Jared Kushner në Sazan. Investim që ka muaj i formosur, por që duket se kemi të bëjmë me një shkrim të porositur nga miku i Edi Ramës që është edhe pronar i ‘Corriere della Sera’, Urbano Cairo. Synimi ka qenë i dukshëm për t’i kujtuar evropianëve, se Rama është i lidhur me familjen e “Perandorit”.
Trump kërkon të lëvizë shpejt, pasi e di se Europa nuk e ka fuqinë tregtare të Rusisë dhe Kinës, po financiarisht ja merr të gjithëve. Donaldi kërkon ta mbushë hapësirën, duke u vënë pagesa mbi kokë, çfarë do të shkaktojë tërmete politike në vendet e Bashkimit Evropian.
Si pasojë e kësaj situate po lëvizin edhe ambasadat e BE-së në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, duke përfituar nga vakumi amerikan.
Por siç mësohet, dy më aktivet janë turqit dhe grekët, të cilët janë në një ofensivë të pa precedent. Kjo u pa që nga funerali i Janullatosut, ku zot shtëpie nuk ishte as Edi Rama e as Sali Berisha, por Qirjako Micotaqis.
Erdogan nga ana e tij, thuajse e ka marrë Komunitetin Musliman Shqiptar, duke ndërhyrë fort brenda tij, ngaqë nuk ata e kanë më mbështetjen amerikane. Thuajse të gjithë imamët kanë ndryshuar qëndrim, e para pak kohësh kanë qenë në një vizitë të organizuar në Turqi, bërthama kryesore e komunitetit musliman.
Sipas të gjitha gjasave falja e Bajramit, do të sjellë një risi të madhe në këtë aspekt.
Mirëpo këto lëvizje në qendrat e influencës religjoze, priten të pasqyrohen qartësisht në zgjedhjet e 11 majit. Turqit, po luajnë me të dyja portat; edhe me PS-në edhe me PD-në, por me Ramën e kanë marrëdhënien më të konsoliduar. I kanë kërkuar deputetë në 4 qarqe të rëndësishme të Shqipërië. Ndërkaq, Athina kërkon 2 deputetë në Vlorë për PBDNJ-në.
Media të financuara nga Athina po kërkojnë edhe më shumë, duke hapur fjalë se duhet të bëhet deputet edhe djali i Fredi Belerit. Opsion që mësohet se i është propozuar Sali Berishës, por që e ka refuzuar duke thënë se kështu shkatërrohem totalisht.
Ndërkaq, Edi Rama, ka miratuar 4 deputetë erdoganistë; 2 në qarkun e Tiranës, një në Durrës dhe një në Vlorë, të cilët sipas të gjitha gjasave nuk do të votojnë siç do të kërkojë pashai, por Sulltani.
Duket se jemi në fillimin e një viti të mbrapshtë e jo në mbylljen e tranzicionit…/Pamfleti