“Ne kemi qenë ish të dashur”, Valbona lëshon ‘b*mbën’ për Jozin përballë Loredanës

Rikthimi i Jozit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u komentua pafund në rrjet, teksa ishte publiku ai që i dha rastin që edhe një herë të bëhet pjesë e këtij formati.

Më e ‘tunduara’ nga rikthimi i tij ishte Loredana, me të cilën Jozi krijoi një romancë brenda BBVA.

Një nga personat më të afërt të Jozit mbetet Valbona dhe raporti i dyshes krijoi dyshime tek banorët e tjerë.

E gjatë një bisede mes Jozit dhe Lorit, e pranishme ishte edhe Valbona, teksa dha një deklaratë ‘bombë’.

“Ne kemi qenë ish të dashur”, i tha Valbona-Loredanës.

Jozi nga ana tjetër theksoi: “Se çfarë kam pasur me këtë, çfarë të intereson. Se çfarë kam bërë dikur nuk të intereson”.

Mbetet të shihet sesi do rrjedhin gjërat mes Lorit dhe Jozit pas kësaj deklarate.