Konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu duket se është përballur me një situatë aspak të lehtë.
Modelja ka pranuar kërcënime direkte në llogarinë e saj në Instagram.
Në bazë të imazheve të publikuara nga vet Xheneta, ajo u kërcënua nga një adresë me emër vajze.
”Degjenerimi i femnave qe e lujn gangsterin neper rrjete sociale”, ka shkruar Xheneta sipër bisedave të publikuara.
Nuk dihet nëse gjithçka mes dyshes ka mbaruar në Instagram, apo nëse Xheneta do të ndjekë rrugët ligjore.