Një person i veshur si Babagjysh, ka qëlluar për vd’ekje me armë zjarri një shitës në Rusi.
Pronari i dyqanit, Yuriy Surakin, 54 vjeç, vdiq në vend vetëm disa momente pasi ai bëri një foto me të armatosurin e dyshuar, Valery Vasiliev, 71 vjeç, me kostumin e tij.
Siç raportohet ky akt dyshohet se është kryer për hakmarrje. Personi i armatosur akuzohet se ka fshehur armën nën kostumin e Babagjyshit dhe ka qëlluar 54-vjeçarin. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vënë në pranga.