Bleona Qereti Zyrtarizohet si Banore e Big Brother VIP Albania 4
Pas shumë spekulimeve dhe pritshmërisë nga publiku, këngëtarja e njohur dhe ikonike Bleona Qereti është konfirmuar si banorja më e re e “Big Brother VIP Albania 4”.
Sipas burimeve të sigurta, Bleona ka nënshkruar kontratën për t’iu bashkuar spektaklit, duke shtuar një tjetër dimension në dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse nuk ishte pjesë e kastit fillestar, vendimi i saj për t’u bërë pjesë e formatit ka krijuar një entuziazëm të madh. Publiku është në pritje të shohë sesi do të ndikojë ajo në lojë dhe marrëdhëniet mes banorëve.
E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe karizmën unike, Bleona pritet të sjellë emocione dhe surpriza të shumta gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Më poshtë për të parë videon dhe për t’u informuar më shumë