Pronarja e dyqanit “Ferma Ime” me anë të një postimi në “Instagram” ka bërë apel për ndihmë lidhur me një padrejtësi që po i bëhet.
Ajo është urdhëruar të lirojë ambientin brenda 10 ditësh nga një person me histori kriminale, për të cilin as policia nuk guxon të veprojë. Pasi ka investuar dhe punuar për tre vite, ajo tani rrezikon gjithçka për shkak të forcës së individëve mbi ligjin.
Në mesazhin e saj, ajo kërkon mbështetje nga qytetarët dhe nxit shpërndarjen e historisë së saj, duke theksuar se nuk do të dorëzohet. “Nëse nesër më ndodh diçka, dua që të dihet kush është përgjegjës”, shkruan ajo, duke shprehur zhgënjimin për mungesën e sigurisë dhe drejtësisë në vend.
“Me kete postim te dashur miq dua te kerkoj ndihmen tuaj me shume perunjesi!Do ju lutesha per pak kohe ta lexoni te gjithe cfare shkruaj! 1. Ju lutem shperndajeni sa me shume kete post 2.Nese neser ndodh dicka dua qe nepermjet ketij postimi te dihet se kush e ka bere. Arsyeja qe po ju shkruaj eshte se sot ne kete vend te eger e te pashprese ku jetojme,pervec halleve qe i kemi te perditshme e bashkejetojme me to,na ndodhin dhe gjera qe nuk i rrok llogjika dhe jane te pazgjithshme kur jemi te vetem. Pronari i dyqanit qe e kam prej 3 vjetesh me qera me vjen dhe thote dua te ma lirosh brenda 10 ditesh! Arsyeja qe me jep eshte se ai me mer dhe te miat jo te tijat.Per ata qe se dine…se une nuk e dija psh,pronari faktik i dyqanit ku une kam investuar,derdhur djersen ,qenkerka dikush qe paska nje liste aq te gjate problemesh plagosjes,hedhiesh ne ere,rrahjesh e kercenimesh sa dhe policia nuk guxon te merret me te…. E di shume mire qe ky postim do e acaroje dhe me keq por nuk e di o njerez…jemi nje vend ne mes te Europes dhe akoma kemi keshtu problemesh?! A do beheni ndonjehere? A do mbarojne ndonjehere keto gjera qe mos kemi frike nga keta te fortet qe policia i kap sot dhe gjykata i liron neser?! Ju lutem ju lutem shume,shperndajeni sa me shume. Une nuk dua te dorzohem dhe sdo dorezohem…por dua qe te gjithe ta dine kush ishte nese mua me ndodh gje neser”, shkruan ajo.