Shqiptari tenton të shtypë me makinë ish-partneren pas ndarjes

Një 32-vjeçar shqiptar nuk e ka ‘kapërdirë’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij, duke e ndjekur marrëzisht nëpër rrugë me makinë, në një ‘garë vdekjeje’ që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën vajzës së re. Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan sot (24 Janar) se e kanë arrestuar orët e vona të … Read more

Tërmeti ‘shkund’ Shkodrën

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë midis Shkodrës dhe Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe në një largësi rreth 14 kilometra nga qyteti i Shkodrës. Paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Nuk ka qetësi për tokën shqiptare, një tjetër tërmet shkund vendin tonë, ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Shkodër. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare tërmeti ka patur një magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej 15.2 km. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Velipojë. Një tjetër tërmet me magntitudë 4.4 është regjistruar sot në Shkodër në orën 14:39.

LAJM I FUNDIT/ Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.4, me epiqendrën në Malësinë e Madhe. Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë, por fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe kanë zgjatur shumë pak.